Takohen përfaqësuesit e bizneseve, i çojnë mesazh qeverisë

03 qershor 2025 | 16:02

Përfaqësuesit e bizneseve të sektorit privat janë takuar të martën në Odën Ekonomike të Kosovës (OEK) për të diskutuar çështjen e energjisë elektrike dhe ndikimin e saj në aktivitetin e bizneseve, duke adresuar sfidat me të cilat po përballen për shkak të mungesës së komunikimit dhe transparencës institucionale.

Siç është bërë me dije në një njoftim për medie të OEK-ut, përfaqësuesit e bizneseve kanë theksuar se mungesa e informimit po krijon pasiguri serioze për vendimet e ardhshme të bizneseve, ndërsa disa kompani tashmë kanë filluar të ndjejnë pasojat.

Ata kanë paralajmëruar se do të zhvillojnë takime me anëtarët e tyre për të koordinuar hapat e mëtejmë.

Të pranishmit kanë ritheksuar rëndësinë e një reflektimi të menjëhershëm nga ana e qeverisë, përpara se të bëhet tepër vonë për të parandaluar dëmet e mëtejshme në ekonominë vendore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Obiliqit shumë shpejtë do të bëhet me pishinë…