Taksisti gjendet i vdekur brenda veturës së tij në Prizren

15 janar 2026 | 17:14

Mesnatën e së enjtes, një person është gjetur pa shenja jete në automjetin e tij në Prizren.

Policia bëri të ditur se bëhet fjalë për një burrë rreth moshës 55 vjeç  me iniciale A.S., me profesion taksist. I ndjeri ishte duke qëndruar në pritje, me veturën e parkuar në një vendparkim të rezervuar për Taxi.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitë policore dhe ekipi i emergjencës, ku nga ekipi mjekësor i Urgjencës është konstatuar vdekja e personit. Pas pranimit të informatës, ekipi kujdestar i Sektorit Rajonal të Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore”, tha zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Bytyqi po ashtu njoftoi se gjatë ekzaminimit të trupit, nuk janë vërejtur shenja të dhunës.

“Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, dhe me urdhër të tij, trupi i pajetë i të ndjerit është dërguar në IML për ekzaminim të mëtejmë. Gjatë ekzaminimit sipërfaqësor të trupit, nuk janë vërejtur shenja të dhunës. Rasti vazhdon të t Hetohet si “Hetim i Vdekjes”, në bashkërendim me Prokurorinë”, deklaroi ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas homazheve në Kompleksin Memorial në Reçak, në Shtëpinë e…