
Tare këmbëngulë për transferimin e Xhakës
Pas largimit të Tijani Reijnders dhe largimit të mundshëm të Yunus Musah, AC Milan po mendon për përforcime në mesfushë. Drejtori sportiv, Igli Tare po angazhohet për transferimin e Granit Xhakës, i cili ka përvojë në Premier Ligë dhe aktualisht është pjesë e Bayer Leverkusen.
Shtatë vite te Arsenali ndihen në personalitetin që lojtari zviceran shpreh në fushë, siç shpjegohet nga “La Gazzetta dello Sport”. Por duhet bindur klubi gjerman “Aspirinat”, që mund të përfitojnë nga kontrata që skadon në vitin 2028, si dhe nga vlerësimi që shkon rreth dymbëdhjetë milionë euro.
Milani në listë ka edhe Ardon Jasharin nga Brugge, i konsideruar në Zvicër si pasardhësi i vetë Xhakës, por që mund të kushtojë rreth 35 milionë euro. Ndërsa ditët e fundit është folur edhe për Armando Brojën dhe Berat Gjimshitin, si përforcime të mundshme të kuqezinjve.