Tare konfirmon largimin e Theos dhe qëndrimin e Maignanit

25 qershor 2025 | 11:19

“Nuk bëhet fjalë për një revolucion, por do të afrohen lojtarë funksional për të krijuar një identitet loje”, me këto fjalë e shpjegoi Igli Tare filozofinë e merkatos kuqezi këtë verë, në një takim informal me gazetarët në Casa Milan.

“Jemi në kërkim të disa lojtarëve për role specifike. Prioritet për momentin është mesfusha për të rritur cilësinë e lojës, ashtu siç kërkon Allegri”, theksoi Tare, duke u ndalur më pas te një tjetër pozicion, ai i qendërsulmuesit:

“Gimenez i pëlqen të dal nga zona e rreptësisë, për këtë arsye do të kërkojmë një tjetër numër 9, një qendërsulmues klasik si Giroud. Theo Hernandez? Ai po kërkonte një eksperiencë të re”, ka sqaruar Tare duke konfirmuar në këtë mënyrë largimin e anësorit francez.

Ikën Theo, por me shumë mundësi do të qëndrojë portieri Mike Maignan, fakt që e pranon edhe Tare: “Nuk është në shitje, do të vijojë të mbajë të veshur fanellën kuqezi”, sqaroi Tare gazetarët e pranishëm. Është e qartë se Milan kërkon në këtë merkato vere dy mesfushorë të tjerë përveç Modriq, dy mbrojtës anësorë, një qendërmbrojtës dhe një qendërsulmues.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtatë ushtarë izraelitë u vranë të martën në qytetin jugor…