
Tare: Modriqi me pyeti se a luftojmë për titull
Drejtori sportiv i Milanit, Igli Tare ka konfirmuar se ai dëshiron që Luka Modriq t’i bashkohet klubit sa më shpejtë të jetë e mundur. “Ne kishim nevojë për një lider të ri”, ka thënë fillimisht ish-futbollisti shqiptar, deri vonë drejtor sportiv i Lazios. Legjenda kroate do t’i bashkohet shtatë herë kampionit evropian pas Kupës së Botës me Klube, ku është i angazhuar me Real Madridin.
“Unë kam biseduar me të personalisht. E pash djaloshin me një dëshirë të madhe për të mbetur konkurrues. Arritja e tij do të jetë fondamentale për grupin, i cili ka nevojë për lojtarë si ai – një lojtar me kualitete dhe aftësi të lidershipit”.
“Gjëja e parë për të cilën më pyeti Luka ishte: ‘A do ta ndërtojmë një ekip për ta fituar ligën?. Ai e ka fituar gjashtë herë Ligën e Kampionëve dhe dëshiron të jetë protagonist përsëri. Është e rëndësishme për ekipin që të përfitojë nga ajo që do ta sjell ai në aspektin e mentalitetit, lidershipit dhe profesionalizmit”, ka shtuar Tare. “Fakti se ai është një tifoz i Milanit e bën historinë edhe më emocionuese. Do të jetë fantastike për të që ta ketë një sezon ku e luan rolin e liderit – posaçërisht për faktin se Kupa e Botës do të luhet në fund të sezonit të ardhshëm”, ka deklaruar shqiptari Igli Tare.
Tare me pas ka zbuluar se Theo Hernandez do të largohet, kurse portieri Mike Maignan do të qëndrojë. “Theo Hernandez? Ai po kërkonte një eksperiencë të re. Mike Maignan nuk është në shitje, do të vijojë të mbajë të veshur fanellën kuqezi”, ka përfunduar Tare.