Tbilisi: Konfirmohet dënimi ndaj ish-presidentit Mikheil Saakashvili

22 nëntor 2018 | 16:09

Gjykata e Apelit ka mbështetur një vendim që ka dënuar ish-presidentin e Gjeorgjisë, Mikhail Sakashvili për shpërdorim të pushtetit gjatë një incidenti të vitit 2005.

Gjykata e qytetit të Tbilisit e kishte dënuar në mungesë Sakashvilin, me gjashtë vite burgim për urdhërimin e pjesëtarëve të forcave special për të rrahur ligjvënësin, Valery Gelashvili në Tbilisi.

Gjykata e Apelit ka mbështetur vendimin, por ka refuzuar kërkesën e prokurorëve për ta ashpërsuar dënimin.

Ish-presidenti, i cili tash jeton në Holandë, ka hedhur poshtë të gjitha akuzat, duke i quajtur ato të motivuara politikisht. (Rel)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Manifestimi tradicional i Federatës së Futbollit të Kosovës “Laureatët e…