Të dashur miq dhe besimtarë, me fat Bajrami!
24 maj 2020
| 10:58
Avdullah Hoti të gjithë besimtarëve myslimanë ua ka uruar festën e Fitër Bajramit. Ai është lutur që sa më parë të kalojë gjendja me pandeminë Covid-19 e kthehet normaliteti në vend.
Urimi i tij:
Të dashur miq dhe besimtarë,
Me fat Bajrami, shëndet e gëzime për të gjithë juve.
Në këtë kohë pandemie, kur nuk ka qenë e mundur të falet Bajrami në xhamia, lutemi që sa më parë të kalojë kjo gjendje dhe t’i kthehemi normalitetit.



