Të dielën ndalohet qarkullimi me vetura në këto rrugë të Prishtinës

21 shtator 2019 | 22:39

Të dielën më 22 shtator në Prishtinë do të ndalohet qarkullimi me makina në disa rrugë prej orës 11:00 deri në 18:00.

Kjo për arsye se do të përmbyllet “Java Evropiane e Mobilitetit”.

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se rrugët të cilat do të jenë të mbyllura për qarkullim me automjete janë:

Rruga “Agim Ramadani”, rruga “UÇK”, rruga “Luan Haradinaj”, rruga “Garibaldi”, rruga “Xhorxh Bush” si dhe rruga “Eqrem Çabej”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri në detyrë, Behgjet Pacolli, ka arritur Sapo në Nju…