Të dielën protestohet në Gjakovë, kërkohet “drejtësi për Daorsën”
18 nëntor 2025
| 08:12
Të dielën e 23 nëntorit, në Parkun e Qytetit në Gjakovë do të protestohet me thirrjen “Drejtësi për Daorsën”.
Sipas organizatorëve me anë të kësaj proteste kërkohet hetim të plotë e transparent për dhunën ndaj Daorsa Spahijas. “Askush s’është mbi ligjin. Nuk do të heshtim”, thuhet në njoftim.
Daorsa Spahija u gjet e vdekur në Tetovë, sipas autoriteteve të Maqedonisë së Veriut, hetimet e para thonë që është vetëvrasje.
Familjarët e miqt kanë aluduar se Daorsa Spahija u shty në vetëvrasje e kërkojnë hetim mbi këtë çështje.




