Të gjitha rrugët e Malishevës janë të kalueshme

21 janar 2018 | 14:12

Të gjitha rrugët në territorin e Komunës së Malishevës, janë të kalueshme dhe qarkullimi i automjeteve bëhet pa problem.  Sipas njoftimit për medie të komunës së Malishevës, po ashtu edhe rrugët në fshatrat e thella malore, janë të kalueshme.

“Gjatë gjithë natës, pastrimin e borës nga rrugët, e ka inspektuar edhe nënkryetari i Komunës së Malishevës Hajdin Berisha, i cili është ndarë i kënaqur me punën e bërë për pastrimin e rrugëve. Nënkryetari Berisha dhe drejtori i Shërbimeve Publike, Milazim Morina, kanë deklaruar se të gjitha rrugët janë të hapura dhe nuk ka pengesa nga bora në rrugë, në tërë territorin e Komunës së Malishevës, edhe pse ka pasur rënie të shumta të borës, gjatë tërë ditës së shtunë”, thuhet në njoftim.

Sipas këtij njoftim, nënkryetari Berisha, gjatë tërë pasdites së djeshme dhe gjatë natës, i ka vizituar shumicën prej fshatrave, për të inspektuar gjendjen e rrugëve, përfshi edhe fshatrat e thella, si Berishë, fshat i Ri, Llapçevë e Panorc, fshatra të cilat gjatë reshjeve të borës, përballen me probleme në qarkullim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndërsa shtypi gjerman, konkretisht “Kicker” i ka bërë jehonë një…