Të gjithë në klubin e Dritës dalin negativ në testin për Covid

22 shtator 2020 | 13:08

Klubi i futbollit, Drita ka njoftuar se i gjithë stafi ka rezultuar negativ në testin për Covid-19, pak para ndeshjes me Legia Varshavën në kualifikimet për Ligën e Evropës.

“Të gjithë negativë në testet e COVID-19. Klubi jonë Drita është testuar për testet e COVID-19 në prag të ndeshjes me Legian që do të zhvillohet në Poloni. Sapo morëm lajmin e mirë se të gjithë të testuarit kanë rezultuar negativë. Sfida me COVID-19 është fituar dhe tani fokusohemi tërësisht për ndeshjen”, thuhet në njoftimin e Dritës.

Ndeshja zhvillohet të enjten në Poloni, në kuadër të rrethit të tretë kualifikues.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në rezidencën e ambasadorit amerikan në Beograd, Anthony Godfrey është…