Të hyrat vetjake të komunave edhe me buxhetin e 2023-s duhet t’u takojnë vetëm komunave

08 dhjetor 2022 | 15:35

Në mbledhjen e Komisionit Parlamentar për Buxhet dhe Transfere në Kuvendin e Kosovës, në emër të Asociacionit të Komunave të Kosovës ka marrë pjesë Jeton Abazaj, kryesues i Kolegjiumit për Buxhet dhe Financa.

Në takimin e këtij komisioni është debatuar Draft -Ligji i Buxhetit për vitin 2023, i cili ligj është kontestuar nga komunat përkatësisht Asociacioni i Komunave të Kosovës.

Ministria e Financave dhe Transfereve, në nenin (9) pika (6), ku bëhet fjalë për të hyrat vetjake të grumbulluara nga komunat parasheh që “Të gjitha të hyrat vetjake të mbledhura para vitit fiskal 2022 dhe të pashpenzuara bëhen pjesë e Fondit të Kosovës në bilancin bankar”.

Paragraf ky i cili është në kundërshtim me ligjet ekzistuese që rregullojnë aspektin e të hyrave vetjake të komunave.

Duke paraqitur pozicionin e AKK-së në këtë takim të Komisionit Parlamentar për Buxhet dhe Transfere, Jeton Abazaj ka kërkuar që në Draft-Ligjin e Buxhetit për vitin e 2023 të hiqet pasuesi i fundit i nenit 9 respektivisht paragrafit 6 në këtë ligj sepse është në kundërshtim me Ligjin e Financave të Pushtetit Lokal si dhe është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës e po ashtu edhe në kundërshtim me Kartën Evropiane për Vetëqeverisje Lokale.

Asociacioni i Komunave të Kosovës ka njoftuar se do të vazhdojë të lobojë dhe mbrojë të drejtën e komunave në menaxhimin e të hyrave vetjake, pasi ato mjete janë të qytetarëve të komunave dhe duhet të investohen nëpër komuna, e cila është e garantuar edhe me gjitha aktet juridike në Republikën e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Themelore në Prishtinë pas zhvillimit të hetimeve dhe zgjerimit…