
Të martën përurohet libri “I njëjti gur” i Majlindë Sinani Lulaj
12 tetor 2025
| 09:22
Promovimi i librit “I njëjti gur” i autores Majlindë Sinani Lulaj do të bëhet më 14 tetor nga ora 17:00 në librarinë “Dukagjini” në Prishtinë.
Për librin do të flasin Merxhan Acdyli dhe Mërgim Bekteshi.
Libri konsiderohet një reflektim i thellë mbi jetën, kujtesën dhe qëndrueshmërinë njerëzore.