
Të mërkurën nis aksioni për pastrimin e Liqenit të Batllavës
29 mars 2021
| 16:23
Komuna e Podujevës ka njoftuar se të mërkurën nga ora 10:00 organizohet aksion për pastrimin e Liqenit të Batllavës.
Në këtë aksion do të bëhet pastrimi i hapësirave përreth liqenit, por edhe në ujë. Pastrimi nis nga diga-muri i liqenit.
“Aksioni për pastrimin e liqenit organizohet SH.P.S.R. ‘Batllava’ në bashkëpunim me Komunën e Podujevës. Ftojmë qytetarët t’i bashkëngjiten këtij aksioni, në mënyrë që të kemi një liqen të pastër dhe hapësirat përreth tij”, ka njoftuar Komuna e Podujevës.