Të paktën nëntë të vdekur nga përmbytjet dhe shirat e dendur në ShBA

17 shkurt 2025 | 12:50

Të paktën nëntë persona kanë vdekur gjatë fundjavës, pasi shirat e rrëmbyeshëm përmbytën pjesë të ShBA-së juglindore.

Guvernatori i Kentucky, Andy Beshear, tha se tetë persona kishin vdekur në shtetin e tij dhe theksoi në një konferencë shtypi të dielën se ky numër mund të rritet, shkruajnë mediat e huaja.

Qindra njerëz të bllokuar në ujërat e përmbytjeve, shumë të ngecur në makinat e tyre, u shpëtuan dhe Beshear paralajmëroi banorët që “të qëndrojnë larg rrugëve tani”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të nderuar vëllezër e motra presparë, i nderuar kryetar i…