TË POSHTËR DHE TË PAFYTYRË!

01 dhjetor 2025 | 14:03

Behxhet Sh. SHALA – BAJGORA

Festa e horrave: Për Festën e Flamurit Kombëtar u organizuan shumë aktivitete, në Shqipëri ku është edhe vendlindja e kësaj feste dhe gjithkund ku jetojnë shqiptarët. Që nga viti 1912 kur u shpallë pavarësia në Vlorë kjo datë dhe kjo ditë shënohet di dita më e rëndësishme e shqiptarëve. Nuk ka ndjenjë më të fuqishme dhe nuk ka sakrificë që nuk ia ka vlejtur në të kaluarën të bëhet për shënimin e kësaj dite…me një dëshirë dhe me një qëllim. Po në Kosovë, si u festua Dita e Flamurit? Ishte festa e horrave dhe u festua nga horrat. Të shkojmë radhazi:
1. Prekazi është kryeqyteti i luftës për liri dhe pavarësi të Kosovës. Për çdo patriot, për çdo ish të burgosur politikë, për çdo luftëtar të së lavdishmes Ushtri Çlirimtare e Kosovës, për çdo sakrifikues për çështje kombëtare, për çdo ninullë lirie, për çdo tregim trimërie, për çdo lot nëne..! Thjesht, Prekazi ishte vendlindja kombëtare, ushtarake dhe vendflijimi i Komandantit Legjendar Adem Jashari bashkë me bashkëluftëtarë, të moshuar, ushtarë, gra dhe fëmijë, disa shekuj të përmbledhur që u sakrifikuan për tre ditë.
Prekazi ishte orakulli i frymëzimit dhe edukimit kombëtar me ligjëruesin e përjetshëm, kuptimin dhe përmbajtjen e luftës për liri dhe bashkim kombëtar Bacë Adem Demaçi. Një Adem e krijoi botën dhe njerëzimin, dy ADEMA i dhanë kuptim luftës për liri dhe sakrificës. Hekuran parmilitari, Zdravo Mimoza, Besnik Rrrenc Bislimi, Dimal Arsovska, Rozeta Mielli dhe mbetje tjera antikombëtare ishin në një foto “familjare” para vendprehjes së amshueshme të Komandantit Legjendar Adem Jashari. Shiheni me kujdes këtë foto dhe gjeni çfarëdo ndërlidhje me luftën e UÇK-së apo çështjen kombëtare, personalisht apo familjarisht! Nuk e gjeni edhe nëse ktheheni deri te koha e Skënderbeut. Përveç se mund të gjeni urryes të UÇK-së, denoncues dhe sabotues të luftës dhe zgjatim biologjik të udbashëve jugosllavë dhe serbë.
2. Në Shkodrën e Oso Kukës dhe Shtatë Shaljanëve, në emër të patriotizmit shkuan: presidentja personale e Albin Kurthit dhe Mjerani i Parë. Sikur të ishin pasardhës të Agronit dhe Teutës e jo përfitues të çastit që asgjë nuk kanë me çështjen kombëtare. Mjerani i Parë kishte vendosur plisin sikur ta kishte amanet nga Marash Cali. Çfarë ordineri!
3. Në Lezhë, Dimal Arsovska bëri përpjekje, si Gjykata Speciale Raciste ta rishkruaj historinë e shqiptarëve dhe Shqipërisë, tha se Skënderbeu e ka ngritë flamurin në Lezhë. Nëse e kemi parasysh përcaktimin e tij politik dhe kombëtar, si alter ego e Arsovskës, nuk isha befasuar edhe po të thoshte se Goce Delçevi e ka ngritë flamurin kombëtar. Ky kokërr injoranti! Dhe 4. Në vendlindjen e pavarësisë së Shqipërisë dhe tokës së shenjt të shqiptarëve ishte trojka e VV-së, kinse për ta festuar Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në kohën kur marrëdhëniet i kanë më të mira me Serbinë se me Shqipërinë. Lenka Haxhiu dhe Donika Shvarc paradoksalisht kishin kostume kuq e zi ndërkaq dezertori i ndyrë i luftës e që sigurisht e ka edhe statusin e veteranit të luftës ishte veshur me një mantel si agjentët e sigurimit të shteteve komuniste. Asnjëri prej tyre nuk kanë asnjë kontribut kombëtar përveç se kombëtarizmin e kanë të trashëguar nga paraardhësit biologjik. Këtu përfundon patriotizmi i tyre. Trashëgiminë kombëtare e kanë përdorur dhe keqpërdorur për pushtet, për asgjë tjetër! Me ta ishte edhe nëna greke e VV-së por, pasi në Shqipëri nuk ka vend as për nevoja fiziologjike, ka shkuar te babai i saj politik Fredi Belerisë për ta qëndisur flamurin e Vorio Epirit në Himarë. Kjo patriote e VV-së!
Albin Kurthi iku nga Kosova gjatë festës dhe shkoi në Maltë në takimin e Internacionales socialiste. Kështu e bënë ky bashkimin kombëtar. Mashtruesi!
Prej këtyre emrave që i përmenda, ma gjeni dikën që ka kontribuar për lirinë e Kosovës përveç se e kanë dëmtuar Kosovën, Shqipërinë dhe trojet shqiptare duke ndarë e përçarë shqiptarët si askush para tyre.
Albin Kurthi ka qenë i vetmi politikan që pas përfundimit të luftës, pa u penguar nga askush (nuk kishte opozitë) të bëjë gjëra të mira për Kosovën dhe Shqiptarët. Asgjë nuk bëri mirë! Mitrovicën e Veriut nuk e çliroi (ishte çliruar në vitin 1999), nuk e futi nën sovranitet. Me marrëveshjen antikombëtare dhe antishtetërore të Brukselit dhe Ohrit, si vlerë të shtuar të Asociacionit e futi edhe vetëmenaxhimin, Rezolutën 1244 dhe Arbitrazhin. Vetëm i çmenduri mund ta bëjë këtë! Faktikisht e ka federalizuar Kosovën ku serbët fitojnë autonomi territoriale dhe politike. Tash ndërkombëtarët nuk po e kërkojnë vetëm Asociacionin por më shumë e kërkojnë Vetmenaxhimin. Kjo do të qëndrojë si shpata e Demokleut mbi qafën e çdo qeverie dhe çdo gjë do të kushtëzohet me te. Kurthi po mundohet të mobilizojë votuesit me “armiqësi” ndaj Listës Serbe të cilën në fakt e kanë pasur dhe e kanë partnerin më të besueshëm në çastet më të rënda dhe delikate për regjimin autokrat të Kurthit. Kujtojeni si u zgjodh presidente personale e Kurthit Vojsa Osmani me ndihmën bujare të Listës Serbe. Apo, si u bllokuan ligjet kundër veteranëve të luftës nga trojka vëllazërore Radojiçiq – Simiq dhe Mimoza Kusari, seksere personale e Kurthit në këto allishverishe antikombëtare. Përdorimi i Listës Serbe kundër opozitës për zgjedhje të 28 dhjetorit është pordhë e ftohtë e Kurthit. Qendër e kësaj lufte është KQZ-ja që udhëhiqet nga Picimul Radonçiqi e që emrin konspirativ e paska Kreshnik. Merreni me mend kur nuk ka guxim as të pëshurret pa fermanin e “skifterëve” të VV-së. Si zot shtëpie nuk ka guxim të marrë në mbrojtje anëtarët që po i dhunohen. Pranoi që edhe restoranet, kafenetë, shtëpitë publike dhe pufët sikur edhe objektet fetare të bëhen vendvotime jashtë vendit në kohën kur ambasadat dhe përfaqësitë konsulare janë shndërruar në qendra të prostitucionit diplomatik. Çdonjëri që nuk pranon të bëhet pjesë e orgjive diplomatike të pushtetit, largohet. Ose bëheni prostitutë e regjimit, ose nëse mbroni parime dhe integritet njerëzor, profesional dhe moral, si Vehbi Miftari në Vatikan, i bëni gati valixhet.
Kush do të besonte se 26 vite pas përfundimit të luftës, ata që e bënë luftën, e sollën lirinë, e shpallën pavarësinë, e krijuan shtetin dhe e afirmuan në skenën ndërkombëtare do të përballen me një proces të kriminalizuar të “drejtësisë ndërkombëtare”, të përkrahur nga pushteti aktual, festën e Shenjt për shqiptarët do ta presin në Burgun e Hagës duke u provokuar edhe më 28 Nëntor nga kriminelët ndërkombëtar dhe bashibozukët e tyre në Prishtinë që nuk lanë vend të shenjt pa përdhosur, në Prekaz, Lezhë, Shkodër dhe Vlorë!
A keni dëgjuar që dikush e përmendi Bacë Adem Demaçin për 28 Nëntor?! Jo, madje as “nxënësi i tij politik, Albin Kurthi …”!
Të pafytyrë dhe të poshtër!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot (e hënë) do të mblidhet Këshilli i Përgjithshëm i…