Të premten ndeshja me Izraelin, fitorja synim i vetëm

17 korrik 2025 | 13:09

Pas paraqitjes pozitive në fazën grupore, Përfaqësuesja U19 e Kosovës në hendboll të premten e luan ndeshjen e parë për plasman përfundimtar në Kampionatin Evropian në Gjeorgji. Vajzat e Kosovës luajnë për plasman prej pozitës së pestë deri në pozitën e tetë. Nga ora 10:45 është ndeshja me Izraelin, në të cilën synimi i vetëm i Kosovës është fitorja.

Izraeli në fazën grupore e kishte një fitore e tri humbje., ndërsa Kombëtarja jonë i kishte dy fitore e dy humbje. Për plasman prej vendit të pestë deri në vendin e tetë garojnë edhe Luksemburgu dhe Britania e Madhe.

Ndeshjet përfundimtare janë të dielën. Fazën e parë, Kosova e përfundoi në vendin e pestë prej dhjetë kombëtareve sa janë në Evropianin B. Synohen edhe dy fitore të tjera për plasmanin më të mirë të deritashëm në Kampionate Evropiane. Vajzat e reja “dardane” fituan bindshëm ndaj Bullgarisë dhe Gjeorgjisë, ndërsa pësuan nga Ukraina dhe Sllovakia. Në fakt vetëm pjesë e dytë e ndeshjes me Ukrainën ishte nën nivelin e pritur. Pjesa e parë e asaj ndeshjeje ishte plotësisht e barabartë.

Me Sllovakinë, që është favorite për triumf, vajzat tona luajtën ndeshje të fortë dhe plotësisht të barabartë nga fillimi e deri në fund. Vetëm në minutat e fundit Sllovakia u shkëput në rezultat për fitore 26:22.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Uran Ismaili edhe zyrtarisht ka shpallur kandidaturën për kryetar të…