Të shtëna me armë zjarri në Ulpianë – Kjo është vetura që u largua nga vendi i ngjarjes

12 qershor 2025 | 00:44

Një incident i rëndë është regjistruar mbrëmë në lagjen Ulpianë të Prishtinës, ku ka pasur të shtëna me armë zjarri pranë shkollës “Hasan Prishtina”.

Burime të sigurta të Sinjalit brenda Prokurorisë  bëjnë me dije se rreth orës 23:00, një qytetar (emër i njohur për redaksinë) ka raportuar për një ngjarje alarmante që ka ndodhur para syve të tij.

Sipas dëshmisë së tij, dy vetura ishin ndalur në rrugë, pas një konflikti verbal mes personave në to dhe më pas situata ka eskaluar në gjuajtje me armë zjarri.

Të dy automjetet janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, ndërkohë që nuk raportohet për persona të lënduar dhe nuk ka pasur asnjë ankues apo të lënduar në spital.

Një nga veturat e dyshuara ishte me targa 01-530-IY dhe sipas informatave operacionale, është parë duke lëvizur në drejtim të rrethit të spitalit.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur hetuesit dhe është vënë në dijeni edhe prokuroria, ndërsa hetimet janë në zhvillim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aktorja Arjola Demiri, e cila u bë një nga personazhet…