Të shtunën spektakël hendbolli në Ferizaj, zhvillohen dy finalet e Superkupës

11 shtator 2025 | 16:04

Palestra “Bill Clinton” në Ferizaj të shtunën do të jetë arena e dy përballjeve vendimtare për Superkupën e Kosovës në hendboll, ku katër skuadrat më të mira në vend do të synojnë trofetë e radhës. Nga ora 17:30, nis sfida mes Istogut dhe Ferizajt në konkurrencën e femrave.

Dy skuadrat, të njohura për rivalitetin e fortë dhe cilësinë e lartë të lojës, do të matin forcat për një nga trofetë më të rëndësishëm të sezonit. Mbrëmja kulmon me përballjen e shumëpritur në konkurrencën e meshkujve. Në orën 20:00, Rahoveci dhe Kastrioti do të zbresin në parket për të vendosur fituesin e Superkupës. Të dy ekipet kanë shfaqur formë të shkëlqyer dhe synojnë me ngulm trofeun, duke premtuar një ndeshje spektakolare.

Një e shtunë e mbushur me emocion, adrenalinë dhe hendboll cilësor pret të gjithë sportdashësit në Ferizaj.

May be an image of 2 people, people playing football, people playing American football and text that says "FHK SUPERKUPA E KOSOVES FERIZAJ. 13S 13SHTATOR2026 2025 dauar STRAMYEZA 1 DERRi ιρKο DBESA BiCredif fuf KHRAHOVEC M KH. 1958 VS RAHOVECI KASTRIOTI E SHTUNE (13.09) 20:00 "BILL CLINTON", FERIZAJ NLB B KEP + お RUGOVE meditech FATIM"

 

May be an image of 2 people, people playing football, people playing American football and text that says "FHK SUPERKUPA E EKOSOVES 13S FERIZAJ. .13SHTATOR2025 OR2025 2025 5 యస్ి 23 alfa.i 11 10 MET MET. を 者 သင်)မေးနတာသေး KHF ISTOGU ISTOGU KHE KHE*FERIZAI* FER ERIZI* 2IN FERIZAJ VS E SHTUNE ESHTUNE(13.09)17:30 (13.09)17:30 (13.09) 17:30 "BILL CLINTON" FERIZAJ NLB B KEP RUGOVE meditech FATUM"

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dogana e Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit rutinor të…