
Tefik Tarashaj pjesë e listës së PDK-së për Asamblenë Komunale në Prizren
10 gusht 2025
| 20:07
Biznesmeni prizrenas Tefik Tarashaj do të kandidojë për Asamblenë Komunale të Prizrenit në zgjedhjet lokale të këtij viti, si pjesë e listës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), të udhëhequr nga kryetari aktual Shaqir Totaj.
Lajmi është bërë i ditur nga përfaqësues të PDK-së, të cilët kanë theksuar angazhimin e Tarashajt në biznes dhe aktivitetet e tij humanitare. Sipas tyre, përvoja dhe njohja që ai ka me qytetarët do të kontribuojnë në zhvillimin e komunës.
Zgjedhjet lokale në Prizren do të mbahen së bashku me ato në nivel vendi, ku qytetarët do të votojnë për kryetar komune dhe përbërjen e asamblesë komunale. Tarashaj do të garoj me numrin 38 në listën zgjedhore të PDK-së.