“Tekno-Konstrukt” Sh.p.k Skenderaj, në bashkëpunim me Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, organizojnë: DEBAT PUBLIK

25 qershor 18:56

Duke u bazuar në Ligjin Nr. 03/L-214 për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis, Neni 20, pika 2 dhe 4, Kompania “Tekno-Konstrukt” Sh.p.k Skenderaj, në bashkëpunim me Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, organizojnë:  

DEBAT PUBLIK

Për Raportin e Vlerësimit të  Ndikimit në Mjedis për ndërtimin e impiantit të prodhimit të gëlqeres në Vërbnicë komuna e Mitrovicës.

Njoftohet  publiku i interesuar se më datën  22.07.2022 në ora 11:00  në hapësirat e restorant Vigu Salla e takimeve Koshtovë komuna e Mitrovicës do të organizohet  debat publik ngaKompania “Tekno-Konstrukt” Sh.p.kSkenderaj, në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Debati publik do të organizohet për Raportin e Vlerësimit të  Ndikimit në Mjedis për ndërtimin e impiantit të prodhimit të gëlqeres në Vërbnicëkomuna e Mitrovicës.

Debati Publik do të organizohet edhe në mënyrë virtuale në platformën ZOOM

https://us04web.zoom.us/j/4549344495?pwd=NjkzeHFBUzJGZEc4dXUzeGx2NXVtZz09 

Në linkun e mëposhtëm  mund të gjeni raportin e VNM-së për kompaninë “Tekno-Konstrukt” Sh.p.k Skenderaj për ndërtimin e impiantit të prodhimit të gëlqeres në Vërbnicë komuna e Mitrovicës.

https:// mmphi.rks-gov.net/dokumentet_dhe_publikimet/279/publikimet

Pjesëmarrja e juaj na ndihmon ne implementimin e projektit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Orar i stërzgjatur i punës, mohim i pushimit vjetor, punë…