Tela elektrikë në Ujman

01 gusht 2025 | 08:38

Prokuroria Themelore në Mitrovicë dhe Policia e Kosovës kanë dalë me një komunikatë të përbashkët lidhur me pretendimet për rrezikshmëri në Liqenin e Ujmanit, të bëra nga kryetari i Shoqatës së Peshkatarëve të Kosovës.

Më 30 korrik 2025, ky i fundit deklaroi në media se kishte vërejtur tela elektrikë të zhytur në ujë gjatë një aksioni për largimin e varkave pa leje. Sipas tij, nëse këta tela do të aktivizoheshin, do të paraqisnin rrezik për jetën e qytetarëve.

Pas kësaj deklarate, ai është intervistuar nga organet hetuese në cilësinë e dëshmitarit. Policia ka pranuar edhe një video që ndërlidhet me këtë rast.

“Më 30.07.2025, i njëjti ka deklaruar në media se në Liqenin e Ujmanit janë vërejtur tela elektrikë të zhytur në ujë, të cilët, sipas tij, paraqesin rrezik për jetën e qytetarëve.I njëjti është intervistuar sot në cilësinë e dëshmitarit, ku ka deklaruar se gjatë një aksioni për largimin e varkave pa leje, ka vërejtur tela në ujë dhe se, nëse aktivizohen, mund të paraqesin rrezik për qytetarët”.

Menjëherë pas pranimit të informacioneve, njësia e Kontrollit Kufitar Ujor ka ndërmarrë veprime në terren dhe ka konstatuar se telat e përmendur nuk janë të lidhur me energji elektrike dhe nuk përbëjnë asnjë rrezik real.

Po ashtu, Policia e Kosovës ka sqaruar se nuk ka pranuar më herët ndonjë raportim lidhur me këtë çështje. Pas analizimit të provave, Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka vlerësuar se nuk ekzistojnë elemente të ndonjë vepre penale.

“Policia ka pranuar edhe një video në lidhje me këtë rast. Menjëherë pas pranimit të informacioneve, njësia e kontrollit kufitar ujor ka kryer kontrolle në terren, ku është konstatuar se këta tela nuk janë të lidhur me energji elektrike dhe nuk paraqesin rrezik.”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një grup fëmijësh në Suedi kanë zhvilluar ndryshime të papritura fizike…