Telegram ngushëllimi i Shoqatës “Mëmëdheu” për ndarjen nga jeta të Jakup Hasanit

23 gusht 2025 | 08:39

Shoqata” Mëmëdheu” e drejtuar nga Agush Buja&Isuf Sherifi me selin në St. Gallen, Zvicër, i kanë dërguar familjes Hasani në Nivokaz të Gjakovës, telegram ngushëllimi me rastin e vdekjes së kryefamiljarit të tyre, Jakup Hasanit.

“Në emër të Shoqatës “Mëmëdheu” dhe gjithë anëtarësisë së saj, ju shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për këtë humbje të madhe.

Jakupi do të kujtohet gjithmonë me nderim për kontributin e tij të çmuar në Lëvizjen Popullore të Kosovës dhe për përkushtimin e palëkundur ndaj çështjes së lirisë dhe pavarësisë së Atdheut tonë.”, shkruan në telegram ngushëllim.

Telegram ngushëllimi i plotë:

TELEGRAM NGUSHËLLIMI

E nderuar Familje Hasani,

Me dhembje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të të dashurit tuaj, veprimtarit të çështjes kombëtare z. Jakup Hasani.

Në emër të Shoqatës “Mëmëdheu” dhe gjithë anëtarësisë së saj, ju shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për këtë humbje të madhe.

Jakupi do të kujtohet gjithmonë me nderim për kontributin e tij të çmuar në Lëvizjen Popullore të Kosovës dhe për përkushtimin e palëkundur ndaj çështjes së lirisë dhe pavarësisë së Atdheut tonë.

Ai ishte një shembull frymëzues për të gjithë ne që kemi përjetuar mërgimin, por që kurrë nuk kemi harruar vendlindjen.

Kujtimi për Jakupin e dashur do të jetojë përherë ndër ne.

Ngushëllime të përzemërta!

Me respekt dhe dhembje,

Shoqata” Mëmëdheu”

Agush Buja&Isuf Sherifi

St. Gallen, Zvicër

22 gusht, 2025

https://www.epokaere.com/nderron-jete-ne-zvicer-veprimtari-jakup-hasani/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Shoqatës së Veteranëve, Hysni Ngucati, ka nderuar me…