
Temperaturat maksimale sot në Kosovë, 27-31 gradë celsius
28 korrik 2025
| 08:52
Moti sot në Kosovë parashihet të jetë i vranët e me intervale me diell. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka parashikuar që vranësirat të shoqërohen me reshje shiu e shkarkime rrufesh.
Temperaturat minimale do të jenë mes 15-18 gradë celsius e maksimalet mes 27-31 gradë.
“Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i veriperëndimit”, ka njoftuar IHMK.