
Ten Hagen u shkarkua pas 62 ditësh punë, fiton miliona euro
U shkarkua nga Munchester United për rezultate të dobëta, por duket se trajnerin Eric Ten Hag, e përcolli i njëjti fat edhe tek Bayer Leverkusen. Në muajin maj, ai arriti te “Farmacistët” ku nënshkroi një kontratë tre vjeçare dhe u duk se gjërat do të marrin një kahje të duhur.
Por, vetëm pas dy ndeshjesh në Bundesligë, ku në ndeshjen e parë e humbën kundër Hoffenheim dhe në të dytën barazuan kundër Werder Bremen, bëri që holandezi të shkarkohet. Sipas gazetës gjermane “Sport Bild”, shkarkimi i holandezit do t’i kushtojë klubit pothuajse 6 milionë euro në formë kompensimi për ndërprerjen e kontratës. Kur kësaj i shtohet edhe paga e tij për dy muajt e kaluar në stol, shifra që Ten Hag i kushtoi klubit del të jetë rreth 100,000 euro në ditë gjatë qëndrimit të tij 62-ditor në krye të ekipit gjerman.
Ten Hag është sërish në kërkim të një pune të re, dhe pas dy shkarkimeve në më pak se një vit, reputacioni i tij është dëmtuar ndjeshëm dhe mbetet për t’u parë se ku do ta vazhdojë karrierën e tij.