
Tentimvrasje në Drenas, policia gjen gjashtë gëzhoja dhe një predhë
21 dhjetor 2022
| 11:27
Një person dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një veture në Drenas.
Sipas policisë vetura ka qenë e parkuar dhe brenda saj ka pasur njerëz.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur gjashtë gëzhoja dhe një predhë.
Policia ka njoftuar se është identifikuar njëri nga të dyshuarit dhe është intervistuar.
“Është raportuar se një person i panjohur kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të një veture e cila ishte e parkuar dhe brenda në veturë kishte njerëz. Në vendin e ngjarjes janë gjetur gjashtë gëzhoja të armës, dhe një predhë. Është identifikuar njëri nga të dyshuarit i cili është intervistuar. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet nga njësitë relevante”, ka njoftuar policia.