Tenton të shmangë “Jaguar-in”, makina rrotullohet 360 gradë në ajër (Video)

09 shkurt 22:16

Një makinë është rrotulluar 360 gradë në ajër, pasi ngjiti një bordurë me bar duke tentuar të shmangë një “Jaguar”, shoferi i të humbi kontrollin dhe devijoi nga korsia e tij.

Momenti i tmerrshëm është filmuar nga kamera e një automjeti në autostradën M4, në Berkshire, Uells.

Mitch, gruaja e cila ndodhej në makinën prapa, tha për MailOnline se drejtuesi nuk u lëndua nga aksidenti dhe se personi që ndodhej në Jaguar doli nga mjeti dhe i kërkoi atij falje, transmeton Top Channel.

“Fatmirësisht, ai arriti të zvarritej e të dilte nga makina. Më pas e dëgjova teksa i tha shoferit të Jaguar-it ‘pothuajse më vrare’,” u shpreh ajo.

M4, e cila lidh Londrën me Uellsin Jugor, është një nga autostradat më të rrezikshme për shkak të trafikut të rënduar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj nga Uashingtoni, ku po qëndron…