
Tërhiqet nga ekipi i Forenzikës trupi i viktimës që u vra nga ish-bashkëshorti në Ferizaj
12 prill 2024
| 18:15
Ekipi i Forenzikës ka marrë trupin e gruas që u vra sot nga objekti i Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj. Ajo dyshohet se u vra nga ish-burri i saj, ndërsa ka mbetur i plagosur edhe vëllai i saj i mitur.
T7 ka qëndruar pranë objektit të Qendrës për Punë Sociale dhe ka sjellë pamjet nga vendi i ngjarjes.
Sipas kryetarit të Ferizajt, Agim Aliu, dorasi ka kërcënuar me armë edhe punonjësen e Qendrës për Punë Sociale.
Ai është arrestuar rreth gjysmë ore pasi ka shtënë me armë dhe është ndaluar për 48 orë.