Tërmeti dridh Afganistanin
19 dhjetor 2025
| 08:06
Një tërmet me magnitudë 5.7 ballë të shkallës Rihter goditi rajonin Hindu Kush në Afganistan, njoftoi Qendra Gjermane e Kërkimeve për Gjeoshkencat.
Epiqendra e tërmetit ishte në një thellësi prej 10 kilometrash, sipas të dhënave të GFZ.
Deri më tani nuk ka informacione për dëme apo viktima.



