 
                    Tërmeti dridh Shqipërinë
                23 mars 2023
                |  08:13
            
        Shqipëria është goditur nga një termet i fuqishëm në orët e para të mëngjesit.
Termeti ndodhi në orën 2:42 minuta me magnitudë 4.7 shkallë të Rihterit, kurse epiqendra ishte 9 km në verilindje të Ersekës.
Pas tij, Shqipëria u goditet edhe nga dy termete tjera, në orën 03:09 me mangitudë prej 3.7 shkallë të Rihterit si dhe i fundit në orën 03:22 me fuqi prej 3.4 shkallë të Rihterit.
Epiqendra e termetit ishte e njëjtë dhe deri më tani nuk është raportuar për dëme materiale.

 
                        


 
                                         
                                         
                                         
                                         
                                         
                                        