
Tërmeti lëkund Nju-Jorkun
03 gusht 2025
| 14:57
Një tërmet i vogël tronditi zonën metropolitane të Nju Jorkut të shtunën në mbrëmje.
Studim Gjeologjik i ShBA-së tha se dridhja kishte një magnitudë prej 3.0 ballësh, shkruan AP.
Ai goditi periferinë Hasbrouck Heights të Nju Xhersit, më pak se 13 kilometra në perëndim të Central Park, në një thellësi prej rreth 10 kilometra.
Një banor i lagjes Brooklyn të Nju Jorkut e përshkroi atë si një dridhje shumë të shkurtër, vetëm një lëkundje e lehtë për një moment.
Megjithatë, mediat sociale u mbushën shpejt me njerëz që e ndjenë tërmetin.