Tërnava sheh nga afër punimet në ndërtimin e xhamisë në Shkabaj

18 qershor 2025 | 15:23

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka vizituar dhe ka parë sot nga afër punimet në ndërtimin e xhamisë në Shkabaj të Obiliqit.

Myftiu Tërnava me këtë rast u nda i kënaqur me ecurinë dhe mbarëvajtjen e punimeve, duke shprehur kështu përkushtimin e Bashkësisë Islame të Kosovës për të krijuar kushte sa më të mira infrastrukturore për besimtarët tanë.

Gurthemeli i kësaj xhamie është vënë të premten e datës 22 nëntor 2024.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në ceremoninë solemne të mbajtur në Amfiteatrin e Fakultetit të…