Teuta Haxhiu, pjesë e listës së AAK-së për deputete

02 dhjetor 2025 | 10:54

Teuta Haxhiu, një ndër figurat e njohura të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), do të garojë për deputete në zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit.

Me një përvojë të gjatë në Kuvendin e Kosovës, Haxhiu është shquar për angazhimin e saj të vazhdueshëm në mbrojtje të interesave të qytetarëve dhe në nxitjen e politikave që prekin drejtpërdrejt mirëqenien e tyre, raporton “Epoka e re”.

Veprimtaria e saj parlamentare është karakterizuar nga qëndrime të qarta, debat aktiv dhe vullnet i palëkundur për t’i adresuar sfidat me të cilat përballet vendi.

Kandidimi i saj në këto zgjedhje vlerësohet si vazhdimësi e një angazhimi të dëshmuar për t’i shërbyer qytetarëve dhe për të kontribuar në zhvillimin demokratik të Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në ditën e lindjes së ish-presidentit Ibrahim Rugova, ministrja e…