Tevezi, Maradonës: Do ta jap zemrën që të të bëj të lumtur

04 dhjetor 2020 | 17:41

Sulmuesi Carlos Tevez ka shpërndarë një mesazh në “Instagram” për ta nderuar figurën madhështore të Diego Armando Maradonës.

Ai ka veshur fanellën me numër 10 të kësaj skuadre, të cilën e ka ngritur në piedestal “Pibe de Oro”: “Çdo dedikim do ta bëj për ty, por do të jetë shumë i vogël para madhështisë tënde. Në foto që janë shfaqur deri tani, nuk përcillet largimi yt: tregoj qiellin, por vështrimi është nga poshtë. Kudo që të jesh, e di që më jep forcë për të vazhduar. Nuk di nëse do të jem në lartësinë e detyrës, por për një gjë jam i sigurt: do të jap zemrën time që të të bëj të lumtur. Më mungon, mik!”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
07.12.2020 Punime të domosdoshme për siguri të sistemit Gjakovë 1…