
Thaçi e Haradinaj bëjnë nderime te memoriali i të pagjeturve
27 prill 2019
| 09:28
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, dhe kryeministri Ramush Haradinaj, kanë bërë homazhe te memoriali i të pagjeturve që ndodhet në sheshin “Ibrahim Rugova” në Prishtinë.
Këto homazhe krerët e vendit i kanë zhvilluar me rastin e Ditës së të Pagjeturve të
“Të pagjeturit janë plagë e hapur dhe dhembje e vazhdueshme për secilin nga ne, tash e njëzet vjet. Institucionet e vendit nuk do të rreshtin së kërkuari të pagjeturit dhe drejtësi për viktimat e luftës. Plagët e konfliktit të fundit nuk mund të mbyllën dhe nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa ndriçimin e plotë të të vërtetës së luftës në Kosovë”, ka thënë Haradinaj.
/Epoka e re/