Thaçi e krahason Gjykatën Speciale me hebrenjtë e persekutuar gjatë nazizmit

14 shkurt 16:16

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka lëshuar deklarata të ashpra kundër Gjykatës Speciale, duke e quajtur atë një padrejtësi historike për Kosovën.

Ai në një intervistë për “Associated Press”, ka thënë se kjo gjykatë me juridiksionin për gjykimin e të dyshuarve kosovarë për krime lufte ndaj serbëve, është një padrejtësi historike për Kosovën.

Ai ka theksuar se Qeveria e Kosovës e ka pranuar atë me gjysmë zemre dhe me çmimin për lirinë dhe pavarësinë politike të saj.

“Pyetja dhe krijimi i një gjykate për krime lufte të kryera kinse nga kosovarët, është njësoj si të kërkosh një gjykatë për hebrenjtë e persekutuar gjatë kohës së nazizmit”, ka thënë Thaçi, shkruan “lajmi.net”.

“Kosova ka zhvilluar një luftë mbrojtëse për ekzistencën e vendit dhe nuk e ka sulmuar askënd”, ka thënë Thaçi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka vizituar të mërkurën  komunën…