Thaçi i ka bërë me dije LV-së se do ta kapërcejë për mandatarin

11 prill 2020 | 08:39

Presidenti Hashim Thaçi ka dhënë sinjale të premten se do ta kapërcejë fituesin e zgjedhjeve, përkatësisht Lëvizjen Vetëvendosje (LVV), në procesin e caktimit të mandatarit për formimin e qeverisë së re. E ka bërë këtë në një letër dërguar kreut të kësaj partie, Albin Kurti, i cili është kryeministër në detyrë.

Thaçi në letër ka theksuar se, duke qenë president i vendit, mandati kushtetues e obligon që “ta garantojë funksionimin demokratik të institucioneve”, shkruan Koha. E ka bërë këtë një javë pas letrës që ia kishte nisur LV-së, e në të cilën kishte kërkuar ta ofronte propozimin për mandatarin për kryeministër të ri, pas mocionit të mosbesimit kundër qeverisë Kurti.

LV-ja nuk e ka dhënë këtë emër, pasi konsideron se Kushtetuta imponon zgjedhje pas mocionit të mosbesimit. Por, kreu i shtetit ka një interpretim tjetër. Sipas tij, duhet formuar qeveri e re dhe sa më gjithëpërfshirëse. Prandaj, mungesës së përgjigjes nga LV-ja i është kundërpërgjigjur me gjuhën që përmban pika e dytë e nenit 84 të Kushtetutës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtetet e Bashkuara janë bërë vendi i parë në botë…