Thaçi: Marrëveshja për demarkacionin, lajm i rëndësishëm për të ardhmen evropiane

24 shkurt 2018 | 16:53

Presidenti i Kosovës e ka quajtur lajm jashtëzakonisht të mirë për të ardhmen evropiane të Kosovës, marrëveshjen mes partive politike për ratifikimin e demarkacionit.

Thaçi në një postim në profilin e vet në “Facebook” ka thënë se ky unitet politike duhet të shërbejë edhe për temat tjera me interes nacional.

“Marrëveshja e sotme e partive politike për ratifikimin e marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi, është një lajm jashtëzakonisht i rëndësishëm për të ardhmen evropiane të Kosovës”.

“Uroj të gjithë përfaqësuesit e këtyre partive politike për konsensusin e arritur, i cili përfundimisht siguron lirinë e lëvizjes për qytetarët e Kosovës në Zonën Shengen”.

“Ky unitet politik duhet të shërbejë si një kornizë afatgjate për gjetjen e zgjidhjeve per temat nacionale, të cilat kërkojnë vullnet dhe gatishmëri për të tejkaluar interesat e ngushta partiake dhe private”, ka shkruar Thaçi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka…