Thaçi: Miqtë e Kosovës na kanë ndihmuar gjithmonë

26 shkurt 2020 | 09:31

Presidenti Hashim Thaçi është takuar në ShBA me ambasadorin William Walker.

Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se miqtë e Kosovës na kanë ndihmuar gjithmonë për të avancuar çështjen e Kosovës dhe për të përmirësuar jetën e qytetarëve tanë.

“Takimet me mikun tim dhe të të gjithë shqiptarëve, ambasadorin William Walker, sa janë takime pune, aq janë edhe takime miqsh, ku bisedojmë për arritjet e Kosovës që nga përfundimi i luftës dhe për mënyrat sesi të bashkëpunojmë sa më mirë më tej. Miqtë e Kosovës na kanë ndihmuar gjithmonë për të avancuar çështjen e Kosovës dhe për të përmirësuar jetën e qytetarëve tanë”, ka shkruar Thaçi.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ylli i Bayern Munichut, Serge Gnabry, mbeti i kënaqur me…