Thaçi: Në rastin konkret fajtore dhe përgjegjëse për fryrjen e faturave të Tatimit në Pronë është Ministria e Financave

24 janar 20:23

Ekonomisti Faton Thaci, me anë të një shkrimi në “Facebook”, e ka elaburuar rritjen e tatimit të pronës.

Ai ka thënë se për këtë fajtore dhe përgjegjës është Ministrinë e Financave.

Thaçi po ashtu me anë të disa shembujve ka shpjeguar rritjen e normës tatimore. “Në rastin konkret fajtore dhe përgjegjëse për fryrjen e faturave të Tatimit në Pronë është Ministria e Financave përmes Departamentit të Tatimit në Pronë, bazuar në përgjegjësit e tyre të dalura nga ky ligj kanë bërë vlerësimin e ri të pronave, duke ndryshuar vlerat e pronave të paluajtshme dhe si rezultat i kësaj rritje të vlerësimit janë rritur tatimet në pronë”.

Postimi i plotë:

Për Opinion Publik!

( Vendimi për rritjen e Tatimit në Pronë)

Mënyra e përllogaritjes së Tatimit në pronën e paluajtshme është e rregulluar me LIGJI Nr. 06/L-005  PËR TATIMIN NË PRONËN E PALUAJTSHME.

Ky ligj përcakton qartë detyrat dhe përgjegjësitë e Autoriteve Publike Përgjegjëse për Administrimin e Procesit të Tatimit në Pronën e Paluajtshme, siç është Ministria e Financave dhe Transfereve si dhe Komunat

Baza e tatimit në pronë është vlera e tatueshme, pra vlera e pronës si proces i vlerësimit të pronës të cilin e ka kompetencë Ministria e Financave përmes Departamentit të Tatimit në Pronë.

Për njoftimin tuaj sipas Nenit 13 të këtij ligji vlerësimi e pronave e bënë Ministria e Financave, ndërsa sipas Nenit 12 të këtij ligji normën e tatimit e përcakton Komuna përmes Kuvendit Komunal.

Nenit 13 përcakton përgjegjësinë, kompetencën e Ministrisë së Financave konkretisht Departamenti i Tatimit në Pronë vlerëson vlerën e palueshmërisë së pronës dhe një vlerësim të tillë Ministria e Financave ka kryer këtë vlerësim vitin e kaluar dhe si rezultat i këtij vlerësimi enormë paushall janë fryer fatura e tatimit në pronë p. Sh. nëse një Banesë para vlerësimit ka pas vlerën 50 mijë euro, me normë tatimore 0.15% i bie: 50,000 € *0.15%=75 € vlera e tatimit në pronë, ndërsa me vlerësim të ri e njëjta pronë është vlerësuar 100 mijë euro i bie: 100,000€*0.15%= 150€, automatikisht ky vlerësim ka reflektuar në fryerjen e faturës së tatimit në pronë, ku kjo rritje enorme ka vështirësuar edhe më shumë jetën e qytetarëve në këtë krizë ekonomike me inflacion të lartë që po kalon vendi.

Ndërsa,

Neni 12 të përgjegjësive të Komunave, ku Komunat kanë kompetencë përmes Kuvendeve Komunale të përcaktojnë normën e tatimit, të gjithë jemi të informuar që asnjë Komunë nuk ka ndryshuar normat e tatimit në pronë deri më sot.

Pra:

Në rastin konkret fajtore dhe përgjegjëse për fryrjen e faturave të Tatimit në Pronë është Ministria e Financave përmes Departamentit të Tatimit në Pronë, bazuar në përgjegjësit e tyre të dalura nga ky ligj kanë bërë vlerësimin e ri të pronave, duke ndryshuar vlerat e pronave të paluajtshme dhe si rezultat i kësaj rritje të vlerësimit janë rritur tatimet në pronë.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në qytetin Mohe në rajonin Heilongjiang në veri të Kinës…