Thaçi pjesë e forumit prestigjioz në ShBA, flet për marrëveshjen me Serbinë dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB

05 shkurt 2019 | 14:50

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në kuadër të vizitës zyrtare në Amerikë, ka bërë me dije se do të jetë mysafirë në njërin nga forumet me prestigjioze në ShBA.

Ai ka thënë se në këtë forum do të flas për marrëveshjen finale në mes të Kosovës dhe Serbisë, si dhe për ulësen e shtetit tonë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB).

“Pas pak do jem mysafir në njërin nga forumet më prestigjioze në ShBA, në Council on Foreign Relations në Washington DC, ku do të flas për angazhimin për të arritur marrëveshjen paqësore gjithëpërfshirëse, që do të sjellë njohjen e Kosovës nga Serbia dhe ulësen e shtetit tonë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara”, ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri Jose Mourinho është dënuar me 12 muaj burg dhe…