Thaçi përkujton vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zekën

17 janar 2018 | 10:24

Presidenti, Hashim Thaçi, ka përkujtuar veprimtarët, Jusuf dhe Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zekën në 36 vjetorin e rënies së tyre.

“Para 36 vjetësh, më 17 janar 1982, humbëm tre veprimtarë të shquar të lëvizjes sonë kombëtare, Jusuf e Bardhosh Gërvallën dhe Kadri Zekën. Ishin intelektualë të mirëfilltë, me vizion e vendosmëri politike”, ka thënë Thaçi.

“Edhe pse tashmë kanë kaluar 36 vjet, ajo ditë do të mbetet përgjithmonë e freskët në kujtesën tonë kombëtare e historike. Humbja e tyre ishte një humbje e madhe për të gjithë ne”, ka shtuar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
  Florentino Perez i ka hapur derën e largimit Cristiano…