Thaçi shpreh ngushëllime për viktimat e zjarrit në Greqi

24 korrik 2018 | 12:21

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur ngushëllimet e tij pas humbjes së jetëve pas shpërthimit të zjarreve në Greqi.

Thaçi ka deklaruar se Kosova solidarizohet me Greqinë në këtë situatë.

“I prekur thellë nga humbjet e jetëve pas shpërthimit të zjarreve në rajonin e Athinës, në Greqi. Janë të tmerrshme dëshmitë për viktimat, por të japin zemër lajmet për heroizmat e zjarrfikësve dhe shpëtimtarëve. Kosova solidarizohet me fqinjët tanë dhe është e gatshme të ndihmojë”, ka shkruar presidenti Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Numri i të vdekurve në këtë katastrofë natyrore ka arritur deri në pesëdhjetë, ndërsa deri tani janë raportuar se të lënduar janë njëqind persona.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga vjeshta do të vihen në funksion kamera të trafikut…