Thaqi: Malisheva është shumë e fortë

16 shtator 2021 | 13:15

Malisheva ka regjistruar fitoren e dytë sezonale duke mposhtur Llapin (3-0) në ndeshjen e xhiros së katërt të BKT Superligës së Kosovës në futboll.

Trajneri i Malishevës, Arsim Thaqi theksoi se kjo fitore e skuadrës së tij është shumë e rëndësishme.

“Fillimi i ndeshjes ishte mjaft i dobët dhe i ngadaltë. Kuptohet që shumica lojtarëve luajnë për herë të parë, në pjesën e dytë ishim të jashtëzakonshëm. Në pjesën e parë i dhamë shumë mundësi Llapit, por në vazhdim treguam maksimumin tonë. Pamë dy pjesë të ndryshme, Llapi ka shumë lojtarë cilësor por dallon normalisht adaptimi nga një fushë në tjetër”, ka thënë Thaqi për Art Sport.

“Kjo fitore është shumë e rëndësishme, nëse arrijmë rezultate pozitive ndaj këtyre ekipeve atëherë tregojmë se Malisheva është shumë e fortë. Drita na tregoi se ka ekip mjaftë cilësore. Ekipi jonë është shumë i mirë”, ka shtuar Thaqi. Malisheva do të përballet ndaj Feronikelit për xhiron e pestë në Superligë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak,…