
“The Rock” merr fronin në “Instagram”
Për të katërtin vit radhazi, Hopper HQ publikoi listën e njerëzve që fitojnë më shumë nga “Instagram”-i, “Instagram Rich List 2020”.
Lista përfshin 100 ndikues të mediave sociale nga sfera të ndryshme të jetës, së bashku me fitimet e tyre nga “Instagram”-i dhe numrin e ndjekësve që kanë.
Kylie Jenner, e cila kryesonte listën prej vitesh, tanimë nuk është më mbretëresha e “Instagram”-it. Ajo ndodhet në vendin e dytë me mbi 181 milionë ndjekës dhe fiton 986 mijë dollarë për postim.
Por kush e ka rrëzuar Jenner nga “Instagram”-i?
Është pikërisht aktori Dwayne Johnson i njohur si The Rock, personi që fiton më shumë nga “Instagrami”, me mbi 187 milionë ndjekës.
Ai merr një vlerë neto prej mbi 1 milion dollarë për postim.
The Rock, veç Kylie Jenner, la pas Kim Kardashian dhe Ariana Grande-n për të arritur në vendin e parë, nga pozicioni gjashtë që ndodhej në vitin 2019.