Themelohet Ekipi Mjekësor Geriatrik për kujdesin ndaj të moshuarve

17 dhjetor 2025 | 13:27

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci, me vendimin e tij të dytë, ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të kujdesit shëndetësor dhe social, duke themeluar Ekipin Geriatrik Mobil, një shërbim i ri dhe unik i dedikuar për kujdesin ndaj të moshuarve.

Për herë të parë në Mitrovicë, në kuadër të Qendrës së Mjekësisë Familjare, funksionalizohet një ekip mjekësor geriatrik mobil, i cili do t’u ofrojë shërbime të drejtpërdrejta personave mbi moshën 65 vjeç, veçanërisht atyre që përballen me sëmundje kronike dhe kufizime fizike.

Kryetari Peci ka theksuar se ky ekip mobil do të ofrojë trajtim mjekësor, mbështetje fizike, psikologjike dhe sociale, duke sjellë shërbimet shëndetësore më afër të moshuarve dhe duke përmirësuar cilësinë e jetës së tyre.

“Mundi i tyre janë rrënjët mbi të cilat qëndron qyteti, dhe ne ua kemi borxh minimumin, të kujdesemi për ta”, është shprehur Peci.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, është takuar të mërkurën…