Themelohet Këshilli nismëtar i nëndegës së PDK-së për Kantonin e Bernit

24 prill 2022 | 22:44

Themelohet Këshilli nismëtar i nëndegës së PDK-së për Kantonin e Bernit. Kështu ka bërë me dije deputeti i PDK-së, Elmi Reçica,

“Në këtë mbledhje ku të pranishëm ishin, bashkëveprimtarë, intelektualë e aktivistë të devotshëm të PDK-së, kryetar u zgjodh Orhan Memishi, ndërsa nënkryetar Adnan Gashi. Po ashtu u zgjodh kryesia prej 7 anëtarëve”.

“Partia Demokratike e Kosovës po vazhdon që të themelojë nëndegët e saj në të gjitha qytetet ku jeton mërgata jonë. Jemi të përkushtuar që bashkarisht të punojmë për të ardhmen e vendit tonë!”, ka shkruar Reçica në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mes luftës së vazhdueshme dhe të paprovokuar të Rusisë në…