Theret me thikë një person në Prishtinë

02 mars 2021 | 20:23

Një person është lënduar me thikë në lagjen “Dardania” të Prishtinës përgjatë orës 14:00 të së martës.

Një gjë e tillë është bërë e ditur nga zëdhënësja e policisë së rajonit të Prishtinës, Flora Ahmeti, teksa ka njoftuar se viktima po i trajton plagët në QKUK.

“Rreth orës 14:00 kemi pranuar informatën për një mosmarrveshje në lagjen Dardania në Prishtinë. Bazuar në informacionet e para dyshohet që viktima një mashkull, ka marrë plagë nga një mjet i mprehtë dhe i njëjti është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor”, thuhet në komunikatën e dërguar nga Ahmeti.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, por nuk është e bërë e ditur nëse ka ndonjë të arrestuar nga ky incident.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Kimete Berisha -  Nëse Amerika ka 'gabuar' që e…