
Theri me thikë një person, arrestohet i dyshuari në Podujevë
04 maj 2025
| 08:52
Një person është arrestuar në Podujevë pasi e ka therë me thikë një person tjetër.
Viktima është dërguar në QKUK, ndërsa i dyshuari në mbajtje.
“Rr. Ilir Konushefci, Podujevë 03.05.2025 – 12:13.Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka therë me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”.