Therje me thikë në Kaçanik

23 shkurt 2019 | 22:04
Një therrje me thikë ka ndodhur në Kaçanik ku si pasojë një person ka pësuar lëndime.

Rastin për “lajmi.net”, e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.

Ai ka thënë se viktima i ka marrë dy plagë në trup dhe pas dhënies së ndihmës së parë është dërguar për tretman mjekësor në Prishtinë.

“Pas një mosmarrëveshje ka ndodhur një therje me thikë në Kaçanik. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në Prishtinë ndërkaq që gjendet jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë ai.

Gashi po ashtu, ka bërë të ditur se i dyshuari është arrestuar ndërkaq që aktualisht është duke u intervistuar

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i Kosovës Enver Hoxhaj ka treguar për hapat që…